Kiesa debuton në “Anfild”, parapëlqen paraqitjen e kolegut nga Kolumbia
Liverpulli u rikthye te fitoret në Premier Ligë duke mposhtur me rezultat 3-0 Burnemautin në ‘Anfield’, aty ku Federiko Kiesa bëri debutimin e tij në kampionatin anglez.
Kiesa i cili iu bashkua Liverpullit këtë verë nga Juventusi, ka punuar për t’u rikthyer në gjendje optimale fizike teksa bëri debutimin në ‘Anfield’ pasi ishte aktivizuar paraprakisht pak minuta edhe në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi italian pati një paraqitje të mirë, por ishte Luis Diaz ai i cili vodhi vëmendjen e të gjithëve me dy golat e tij, duke e çuar në pesë totalin e golave të realizuar këtë sezon. Kjo i bëri përshtypje shumë Kiesas i cili e vlerësoi lartë paraqitjen e bashkëlojtarit të tij në këtë ballafaqim.
“Ai po luan shumë mirë, por mendoj se e gjithë skuadra ka luajtur mirë. Ne u desh që të riktheheshim nga një rezultat i keq ndaj Nottinghamit dhe sot treguam një paraqitje të mirë. Luço (Diaz) shënoi dy gola fantastik, por e gjithë skuadra luajti mirë, të gjithë patën një ndeshje të mirë”, përfundoi ai.
Admirimi i Kiesas për Diaz e dëshmon edhe një herë tjetër rëndësinë që ka kolumbiani për ‘Të Kuqtë’ dhe integrimin e italianit brenda skuadrës.