Pas deklaratës për vendimin e Hagës, të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqjen e ministrit të drejtësisë
Pas qendrimit të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, i cili gjatë ditës së djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale, në lidhje me gjykimin e krerëve të UÇK-së, kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, pavarësisht përmbajtjes së tij, duke potencuar se Kosova duhet ta pranojë qetësisht vendimin dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës.
Për këtë, Forumi Rinor i Bashkimi Demokratik për Integrim, sot para ministrisë së Drejtësisë, kanë protesuar, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Shasivari.
Ata madje mbanin në duar disa pankarta me mbikshrimet “Liria ka Emër” dhe “Doroheqje”.
Ylli Paçaku nga BDI-ja pyeti publikisht se pse ditë më parë kur u glorifikua Ratko Mlladiqi, i dënuar për gjenocid dhe krime të rënda, Ministri i Drejtësisë nuk pati të njëjtin reagim publik.
YLLI PAÇUKU, BDI
“E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë”.
Të rinjët e BDI-së, gjithashtu kërkojnë përgjegjësi, distancim, tërheqje të deklaratës dhe dorëheqjen e ministrit. Ata I bëjnë thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij.
Samir Mustafa /SHENJA/