Besonin se po flisnin me Brad Pitt, mashtruesit u marrin 325,000 euro dy grave
AA
Policia në Spanjë ka arrestuar pesë persona të cilët, duke pretenduar se janë ylli i Hollivudit, Brad Pitt në profile të rreme të krijuara në internet, mashtruan dy gra dhe u morën 325 mijë euro.
“Të arrestuarit kontaktuan gratë nga një faqe e fansave të aktorit fitues të çmimit Oscar dhe i bënë të besonin se kishin një marrëdhënie emocionale me të”, tha në një deklaratë Garda Civile spanjolle.
Duke u paraqitur si Pitt, anëtarët e bandës më pas dyshohet se i inkurajuan gratë të investonin në projekte të ndryshme që nuk ekzistonin.
Një gruaje, nga rajoni jugor i Andaluzisë iu morën 175,000 euro, ndërsa tjetra, nga shteti verior i Baskëve humbi 150,000 euro.
“Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin analizuar profilin e tyre psikologjik duke zbuluar se bëhet fjalë për dy persona vulnerabël pa afeksion dhe në gjendje depresioni”, nënvizoi policia.
Ata përdorën gjithashtu platforma mesazhesh dhe e-mail për të kontaktuar dy gratë që arritën aq larg sa ta besonin se po bisedonin në ËhatsApp me vetë Pitt, ndërsa mashtruesit nga ana tjetër e kompjuterit u premtonin atyre romancë dhe një të ardhme së bashku.
Pesë mashtruesit u arrestuan nga policia në rajonin jugor të Andaluzisë dhe mes tyre ndodhet edhe “truri” i rrjetit kriminal.
Policia bastisi pesë shtëpi, duke sekuestruar disa telefona celularë, karta bankare, dy kompjuterë dhe një ditar “i cili përmbante fraza të përdorura nga mashtruesit për të mashtruar viktimat e tyre”. Ata po ashtu arritën të rikuperojnë 85 mijë euro.
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do të bëhen
Koalicioni VLEN, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se marrëdhëniet me Shqipërinë
Avokati i Popullit vizitoi Burgun e Shutkës, hetohen
Avokati i Popullit, Faton Selami, vizitoi sot Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit në Shutkë, ku zhvilloi takime me drejtuesit
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Dezinfektimi ajror kundër larvave të mushkonjave do të kryhet nesër (10 korrik) herët në mëngjes në zonën e Shkupit. Siç