Valon Berisha me ekip të ri, rikthehet në Austri
Mesfushori dardan, Valon Berisha, i cili numëron 40 ndeshje dhe 4 gola me Kosovën, është rikthyer pas 6 vitesh në Austri. 30-vjeçari ka firmosur me LASK Linz deri në verën e vitit 2026.
Berisha e kaloi sezonin e fundit në Australi te Melburn Siti, ekip ku ishte i huzuar nga Reims. Në shtatorin e vitit të kaluar erdhi ndëprerja e bashkëpunimit me klubin francez, ndërkohë që tani do të vijojë karrierën në Austri.
Aty ku luajti 6 sezone me Salzburgun, përpara se të transferohej te Lazio në verën e vitit 2018. LASK renditet aktualisht në vendin e tretë në Bundesligën autriake me 32 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Salzburgut