Pse mori fund martesa mes Xhensilës dhe Besit? Zbardhet dokumenti i divorcit
AA
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë sot në Gjykatën e Tiranës për të zgjidhur martesën e tyre disavjeçare. Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve.
Zbardhet dokumenti në gjykatë: Si mori fund martesa e Xhensilës?
Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.
“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.
Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.
Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.
Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.
Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, thuhett në padinë për zgjidhje martese.
“Çfarë po zihet”, Fatmir Limaj në shoqërinë e
Vëllezërit e presidentit Hashim Thaçi janë takuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Adil Behramaj, ish-këshilltar i Thaçit, ka
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti do të jetë në
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti do të jetë njëri ndër tre kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës, ku siç mësohet
Pse duhet të zgjidhet Prof. Kushtrim Ahmeti rektor
Universiteti është, para së gjithash, një ide – ideja e dijes si liri, e të vërtetës si proces, e njeriut