Lana Del Rey shpenzoi vetëm 350 euro për fustanin e saj të nusërisë
AA
Lana Del Rey thuhet se e bleu fustanin e nusërisë disa muaj para se të kurorëzonte dashurinë me martesë me tashmë bashkëshortin e saj, Jeremy Dufrene.
Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” vendosi të blejë fustanin e saj nga Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj.
Çmimi i saktë i fustanit të saj të nusërisë mbetet i paqartë.
Megjithëse, media të ndryshme pohuan se nuk ka gjasa që Del Rey, e lindur Elizabeth Woolridge Grant, të kishte shpenzuar më shumë se 350 euro, që është brenda intervalit tipik të çmimeve të dyqanit për fustanet e dasmës.
Dyqani mbart stile nga vitet 1920 deri në Y2K.
Është martuar Lana Del Rey
Siç kemi raportuar më parë, këngëtarja e “Say Yes to Heaven” u martua me udhërrëfyesin në ‘Airboat Tours by Arthur’ në Luiziana në fillim të kësaj jave.
Çifti organizuan një festë intime me familjen dhe disa miq të tyre më të ngushtë.
Këngëtarja e famshme njoftoi për lidhjen me Dufrene në fund të gushtit.
Megjithatë, një foto në Facebook nga viti 2019 zbulon se dyshja dyshohet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh.

Aktivistët e ASH-së kërkojnë distancim nga BDI/AKI
Liridon Ramadani, anëtar i afërt me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka kërkuar rishikimin e pozicionit të partisë
Ura e Gurit në Shkup ndriçohet me pamje
Ura e Gurit në Shkup ka marrë ndriçim të ri dekorativ dhe arkitektonik, i cili u inaugurua solemnisht mbrëmjen e
Slaveski paralajmëron lehtësime për klientët e Alta Bankës,
Banka Popullore ka paralajmëruar tri masa të reja për lehtësimin e qasjes në paratë e klientëve të Alta Bankës, ndërsa