Producentja Lynda Obst u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare
AA
Producentja Lynda Obst vdiq në Los Angeles në moshën 74-vjeçare.
Vëllai i saj, Rick Rosen, konfirmoi lajmin për vdekjen e saj për Variety dhe tha: “Jam krenar për të. Ajo ishte e përkushtuar me pasion për punën e saj, por edhe për familjen”.
Bëhet e ditur se gjatë këtij viti ajo luftoi me sëmundje të mushkërive.
Gjatë gjithë karrierës, ajo ka punuar si producente në seritë televizive duke përfshirë “The Hot Zone”, “Good Girls Revolt”, “Hot in Cleveland” dhe “Helix”.
Ndër arritjet e tjera të saj, veçohen: “Bad Girls” dhe “The Fisher King”.
Gjithashtu, ka punuar në prodhimin e filmave të famshëm si “Flashdance” dhe “Adventures in Babysitting”.
Pas mbërritjes në Los Angeles, Lynda pati një mundësi për të punuar në Casablanca Records dhe FilmWorks ku zhvilloi skenarin për “Flashdance”, i cili ishte projekti i saj i parë në të cilin ajo bëri produksion.
Përveç këtyre, prodhoi shumë projekte të tjera dhe shkroi dy libra për industrinë e filmit të quajtur “Hello, He Lied & Other Tales From the Hollyëood Trenches” dhe “Sleepless in Hollyëood: Tales From the New Abnormal in the Movie Business”.
Në botën e industrisë së filmit, mbetet e kujtuar për të gjitha arritjet dhe projektet e saj madhore.
KSHZ ndan 107 milionë denarë për komisionet zgjedhore
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar pagesën e mbi 107 milionë denarëve për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave
Kryeparlamentari Gashi takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij
Milloshoski: Grupi punues harmonizoi dhjetë anëtarë nga Kodi
Ministria e Drejtësisë ka mbajtur sot takimin e radhës të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku është