Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim
AA
Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me mëmësinë.
Në “Goca dhe Gra”, ajo theksoi se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.
Kjo për shkak se sipas saj nuk është e njëjtë të jesh nënë në moshën 20-30 vjeçe, me moshën 40-60 vjeçe.
“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqendrimin tënd”, tha ajo.
Aktorja shtoi: “Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeçe dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeçe. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”.
Përkundër gjithë kësaj, vlen për t’u theksuar se ajo e mirëpret nëse një fëmijë vjen.
Egla ka folur edhe në Big Brother për këtë çështje duke vënë në dukje se është një zgjedhje personale e secilit.
VMRO-DPMNE: Maqedonia po zhvillon me ritëm të përshpejtuar
VMRO-DPMNE vlerëson se vendi po shënon përparim të shpejtë në zhvillimin e infrastrukturës, duke theksuar se aktualisht po realizohen projekte
Siljanovska para Samitit të NATO-s në Ankara: Evropa
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më
LAMM: Trafiku në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, apel
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në