Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë
Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut. Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.
Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi. Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.
Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i
Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi feston sot 27 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, Kida ka marr surprizën
Usyk: Një rival i madh, 24 raunde të
Boksieri Tajson Fjuri u largua nga ringu pa bërë asnjë koment, dukshëm i befasuar nga vendimi i gjyqtarëve. Të tri
Fjuri: Mendova se e fitova duelin me të
Duke shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi humbi delin me Oleksandr Usyk, mediat britanike kanë arritur të marrin një deklaratë