
Milani për 1 mln euro merr Uallkerin si huazim nga Man. Siti?!
Milani thuhet se do të paguajë 1 milion euro për huazimin e Kajll Uallkerit deri në fund të sezonit dhe do të ketë një opsion blerje për 5 milionë euro.
Reprezentuesi anglez është në prag të bashkimit me Milanin nga Man. Siti. Pep Guardiola tha javën e kaluar se mbrojtësi i djathtë me përvojë dëshironte të largohej nga klubi dhe të luante jashtë vendit. Sipas Gazzetta dello Sport, Ualker ka prioritet një lëvizje në Milan pavarësisht ofertave nga klube të tjera.
Gazeta italiane pretendon se kuqezinjtë do të paguajnë 1 milion euro për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore, ndërsa opsioni për të blerë për kuqezinjtë do të vendoset në 5 milionë euro.