Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase!
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se provimi i jurisprudencës do të vazhdojë të mbahet në gjuhën maqedonase përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë.
Deklaratën e bëri sot në Koçan, gjatë prezantimit të rezultateve të punës dyvjeçare të ZNAM-it, ku komentoi edhe debatet e fundit lidhur me kërkesat për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në gjuhën maqedonase. Këto janë vijat tona të kuqe dhe nuk do të tërhiqemi prej tyre”, deklaroi Dimitrievski.
Ai theksoi se partia që drejton nuk do të bëjë kompromise për çështje që, sipas tij, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet./Shprehja