![Olimpiakosi komandon Euroligën, disfatë për Realin dhe Parisin](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Euroliga-850x486.jpg)
Olimpiakosi komandon Euroligën, disfatë për Realin dhe Parisin
Me 18 fitore të arritura në 25 ndeshje të luajtura deri më tani në sezonin e rregullt, ekipi i Olimpiakosit është ai që kryeson renditjen aktuale të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra greke fitoi 90-73 ndaj Paris Basketboll.
Në vendin e dytë nddhet skuadra turke e Fenerbahçes, që dorëzoi kreun pasi u mund në sekondat e fundit 91-90 nga Panatinaikosi. Ky i fundit ndodhet në vendin e tretë bashkë me Monako, Crvena Zvezdëmn dhe Bajern Munihun me nga 16 fitore secili.
Në takimet e këtij raundi fituan edhe Barcelona (100-71 ndaj Makabit) e Zhalgiris Kaunas (73-53 ndaj Berlin). Zhgënjen sërish Real Madrid, që u mund 79-73 në shtëpinë e turqve të Anadolu Efes, duke dalë nga zona “Play off”.
Euroleague-Raundi i 25-të
Anadolu Efes – Real Madrid, 79-73
Zhalgiris Kaunas – Alba Berlin, 73-53
Crvena Zvezda – Villeurban, 73-66
Panathinaikos – Fenerbahçe, 91-90
Bajern Munih – Armani Milano, 87-70
Monako – Baskonia Gasteiz, 92-85
Virtus Bolonja – Partizan Beograd, 71-81
Paris Basketball – Olympiakos, 73-90
Barcelona – Makabi Tel Aviv, 100-71