Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sezoni i ëndërrave, Arne Slot dhe Liverpulli synojnë katër titujt në këtë sezon
Sport

Sezoni i ëndërrave, Arne Slot dhe Liverpulli synojnë katër titujt në këtë sezon

February 7, 2025

AA

Me fitoren ndaj Totenhamit dhe një vend në finalen e “Carabao Cup”, duket se Liverpulli mbeti në lojë për trofe në katër gara këtë sezon. Pas humbjes nga Tottenham 1-0 në ndeshjen e parë, “The Reds” mposhtën Spurs në ndeshjen e dytë me një fitore 4-0 falë golave ​​të Koadi Gakpo, Mohamed Salah, Dominik Sabozllai dhe Virxhil Van Dajk.

Liverpulli është kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Ligës e njohur si EFL apo Carabao Cup, ku do të luajë kundër Njukasëllit më 16 mars.

Megjithatë, ky do të jetë vetëm një nga duelet e rëndësishme përpara Liverpullit, i cili aktualisht është lider në Premier Ligë me gjashtë pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë dhe një ndeshje më pak.

Liverpulli do të luajë ndeshjen e mbetur të mërkurën kundër Evertonit, ndërsa në raundin tjetër do të presë në shtëpi Volverhemptonin.

“The Reds” luajtën mirë edhe në Ligën e Kampionëve dhe duke fituar vendin e parë në fazën e grupeve tashmë kanë siguruar një vend në 1/8-tën e garës elitare evropiane të klubeve.

Ata do të kenë shansin edhe për një trofe të katërt në FA Cup, ku do të presin të dielën Plejmautin në fazën e 1/16-tës të kësaj gare.

Skuadra e Arne Slot përballet me shumë sfida, dhe ata janë në një pozicion të mirë për të shkruar një faqe të re në historinë e klubit të famshëm.

Previous post
Next post
Të fundit

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje

November 19, 2026

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk

November 19, 2026
Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin

November 18, 2026
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
Kosovë

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për Specialen në

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5207
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15548
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka

Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, në emisionin “IMPAKT”, në TV SHENJA ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë që

Botë Maqedoni

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur

Vizita e ish-aktores spanjolle të filmave për të rritur, Amarna Miller, në Siri ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.