Bostoni pëson disfatë, Lejkers “leksion” Golden Stejtit
Kampionë e Boston zhgënjyen në fushën e tyre, ku u mundën 127-120 nga Dallasi. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klej Tompson me 25 pikë ishte lider për miqtë.
Fiton skuadra e Los Anxhelos Lejkers, që mundi 120-112 Golden Stejtin. Tjetër ndeshje magjike për LeBron Xhejms, që realizoi 42 pikë e 17 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Stefon Kerit për Uarriors.
Ekipi i Minesota-s, falë 41 pikëve të Entoni Eduardsit mundi 127-114 Hjustonin, ndërsa Los Anxhelos Klipers triumfuan 119-112 ndaj Indiana-s, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).
NBA-REZULTATET
Boston – Dallasi, 120-127
Minesota – Hjuston, 127-114
Denver – Orlando, 112-90
Lejkers – Golden Stejt, 120-112
Portland – Sakramento, 108-102
LA Klipers – Indiana, 119-112