
VIDEO / Lionel Mesi shënon gol në kushte të jashtëzakonshme në Kanzas Siti
Sezoni i futbollit të Amerikës së Veriut u hap me ndeshjet e CONCACAF Champions Cup dhe Inter Majami festoi një fitore 1-0 në udhëtim te Sporting Kansas City falë një goli të Lionel Messi. Bëhet fjalë për ndeshjet e garës kontinentale, e cila fillon nga faza e 1/16-tës dhe luhen dy ndeshje.
Në të parën, Messi i pathyeshëm tregoi se mosha është vetëm një numër dhe me një moment frymëzimi i solli një avantazh të vlefshëm skuadrës së tij përpara ndeshjes së dytë.
Messi luajti në kushtet më të ftohta të karrierës së tij. Në Kansas City ishte minus 15 gradë, me një ndjesi reale prej minus 21. Është zyrtarisht një nga ndeshjet më të ftohta në historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara, por Messi e trajtoi mirë dhe tregoi se edhe kjo nuk mund ta dëmtonte.
Ishte minuta e 56-të kur Serhio Buskets i dërgoi topin argjentinasit, i cili e priti shkëlqyeshëm me gjoks, bëri një driblim brenda zonës dhe me një goditje të bukur mposhti portierin vendas. Ndeshja e kthimit në Majami është planifikuar për 26 shkurt dhe Inter Majami ka një avantazh të mirë.
MESSI WITH AN OUTRAGEOUS TOUCH AND WEAK FOOT FINISH TO PUT INTER MIAMI AHEAD IN THE FIRST LEG 😳
(via @FOXSoccer)pic.twitter.com/W034QaF49C
— ESPN FC (@ESPNFC) February 20, 2025