Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

November 15, 2026

AA

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus lidhjet e pretenduara mes figurave të BDI-së, familjes së biznesmenit Ali Soravia dhe emrit të Davor Macurës.

Në një reagim publik, Shasivari shkruan se ALTA BANKA po nxjerr gradualisht në sipërfaqe gjurmët e BDI-së, duke përmendur fillimisht Grubin, më pas krushkun e Ali Soravisë dhe, në fund, Davor Macurën.

Ai ngre dilema mbi mënyrën se si janë marrë vendimet, kush ka përfituar nga këto marrëdhënie dhe çfarë roli ka pasur secili në këtë histori.

“Kur bashkohen nënshkrimet, milionat dhe interesat familjare, lindin pyetje legjitime: Kush i mori vendimet, kush përfitoi dhe çfarë roli pati secili në këtë histori?”, shkruan Shasivari.

Ministri kërkon transparencë të plotë, dokumente dhe hetim të paanshëm për këtë çështje, duke theksuar se bëhet fjalë për shuma të mëdha parash dhe interesa që, sipas tij, kërkojnë përgjigje publike.

“Milionat nuk janë detaj i vogël. Publiku meriton përgjigje, dokumente dhe hetim të paanshëm”, thekson Shasivari.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur çështja e ALTA BANKËS po shoqërohet me pikëpyetje mbi marrëdhëniet e biznesit dhe lidhjet familjare të personave të përmendur. Mbetet të shihet nëse institucionet përkatëse do t’u përgjigjen këtyre pretendimeve dhe nëse do të ketë hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat.

Screenshot
Previous post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15496
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin

Nju Jork Tajms, raporton detaje të turit diplomatik të emisarëve të presidentit Donald Trump në Abu Dabi, Kremlin dhe Dublin.

Maqedoni

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë

Maqedoni

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

Shkruan: Naser PAJAZITI E mbani mend “Revolucionin Laraman” të vitit 2016 në Maqedoninë e Veriut. Ishte një model revolte dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.