Egli apo Gjesti, cili nga banorët kërkohet më shumë në “Google”?
Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka folur për numrin e ndjekësve në “Instagram” të banorëve të “Big Brother VIP 4”.
Ai sqaroi se mund të ndodhë që personazhet e njohur të blejnë ndjekës, por ka raste edhe kur ua blejnë fansat apo ndonjë keqbërës.
“Nuk rriten përdoruesit me shifra aq të mëdha, është shumë e vështirë të rritet me 200 mijë apo 300 mijë ndjekës në një ditë”, tha eksperti i IT-së.
“Në cilat raste ndodh të kesh vërtetë një lloj bumi në atë kurbën e ndjekësve?”, e pyeti moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni.
Kallanxhi mori shembullin e prezantuesit të njohur italian, Carlo Conti, kur mori prezantimin e parë të “Sanremo”-s.
“Carlo Conti mbaj mend kur mori prezantimin e parë të Sanremo-s. Brenda natës së parë ai ishte 0 ndjekës në “Intagram” dhe shkoi mbi 500 mijë ndjekës. Po flasim për një shtet si Italia që ka 60 milionë banorë”, tha ai.
I pyetur a është e manipulueshme shikueshmëria në reel-s, eksperti i IT-së u përgjigj:
“Patjetër që po. Çdo gjë që është në rrjetet sociale është e manipulueshme”.
Ndërsa pyetjes se kush kërkohet më shumë në “Google”, Egli apo Gjesti, Kallanxhi bëri kërkimin live dhe zbuloi:
“Po bëj atë të 30 ditëve të fundit. Egli është shumë mirë në Vlorë dhe Berat. Kurse në të gjitha qytetet e tjera është Gjesti”.
Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO
GUXO ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit Haxhi Avdyli nga ky subjekt. Në reagim thuhet se dorëheqjen e tij nga
A do të rikthehet Osmani në LDK, ja
Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati
OKH Merhamet: 650 Pako Ushqimore të Shpërndara në
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe