Gjykata refuzon kërkesën e Miley Cyrus për të rrëzuar padinë për “Flowers”
Miley Cyrus do të përballet me një padi për të drejtat e autorit të këngës së saj “Flowers”, pasi një gjykatës refuzoi kërkesën e saj për ta rrëzuar çështjen.
Tempo Music Investments, e cila zotëron një pjesë të hitit të Bruno Mars, “When I Was Your Man”, e paditi Cyrus duke e akuzuar për “kopjim të qëllimshëm” të këngës së vitit 2013.
Ekipi ligjor i këngëtares argumentoi se Tempo nuk ka “të drejta ekskluzive” për ta ndjekur çështjen në gjykatë, por gjyqtari hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se bashkëpronarët kanë të drejtë kolektive mbi të drejtat e autorit, shkruan DailyMail.
Një përfaqësues i Tempo e quajti vendimin “të pritshëm”, ndërsa avokatët e tyre thanë se janë të sigurt për fitore.
Padia kërkon ndalimin e riprodhimit dhe shpërndarjes së “Flowers”, si dhe dëmshpërblim financiar.
Të dyja këngët kanë qenë hite të mëdha, me “Flowers” që fitoi “Record of the Year” në Grammy, ndërsa “When I Was Your Man” u nominua në të njëjtën kategori në 2014.




“Historia nuk mund të gjykohet”, Ahmeti fton shqiptarët
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 1 Tetorit në
Filipçe: Maqedonia nuk është në mesin e katër
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në konferencën për media në Kuvend deklaroi se Maqedonia nuk është në mesin e
Mickoski studentëve: Udhëtoni, mësoni, por kthehuni në Maqedoni
Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve të rinj që të shfrytëzojnë mundësitë për arsimim dhe përvojë jashtë vendit, por