
Bishevac: Mickoski dhe Taravari treguan sjellje të duhur në tragjedinë e Koçanit
Kryetari i Partisë Boshnjake, Safet Bishevac gjatë emisionit të mbrëmshëm “Vetëm e Vërteta” që transmetohet në Kanal 5 ka folur për tragjedinë në Koçan, sipas të cilit sjellja e kryeministrit Mickoski, ministrave Taravari dhe Toshkovski ishte në mënyrën e duhur.
“Sjellja e zyrtarëve më të lartë, praktikisht kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, do të thosha edhe ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, këto ditë po sillen në mënyrën e duhur, siç e kërkon pozita dhe vendi në të cilin ndodhen në këtë moment”, tha Bishevac.
Bishevac theksoi se ai inkurajon sjelljen e aktorëve kyç në këtë kohë.
“Ajo që është inkurajuese është sjellja e tre individëve kyç në këtë moment, gjë që jep shpresë se me këtë qasje dhe këtë lloj sjelljeje do të ketë një hetim të plotë mbi të gjitha”, thotë Bishevac.