
Sa do të fitojë kombëtarja e Kosovës për inkuadrimin në segmentin “B” të Ligës së Kombeve?
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik, pasi është ngritur nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve. Shtatë vite më parë “Dardanët” e nisën nga Liga D, derisa tani janë në B, ku janë në mesin e 32 Kombëtareve më të mira në Evropë.
E ngritja në Ligën B i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës. Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1,5 milionë euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.
Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive. Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.
Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10,5 milionë euro.