
Bilall Kasami, Salim Sulejmani dhe Besar Durmishi ia hedhin valles gjatë një dasme
Salim Sulejmani, ish-deputeti i Aleancës për Shqiptarët, i cili së fundmi dha dorëheqje nga kjo parti, është parë duke festuar në një dasëm ku ka hedhur vallen së bashku me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, dhe ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi.
Pamjet nga dasma tregojnë një atmosferë festive, ku figura të njohura të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shfaqen në momente relaksi dhe afërsie, përtej angazhimeve të përditshme politike.
Ky shfaqje e përbashkët vjen në një moment interesant në skenën politike, pas largimit të Sulejmanit nga radhët e ASH-së së udhëhequr nga Arben Taravari./ZYRTARE.net/