Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj nga Njësia Speciale FIT, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.
Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.