“Rrënja më e shtrenjtë në botë”, gazetarja: Shitet deri në 90 mijë Euro, gjendet edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni
Tartufi është një prej produkteve që rriten në vendin tonë.
Gazetarja Alma Çupi thotë se në vendin tonë përveç tartufit të zi gjendet edhe lloji i bardhë, i cili shitet në shifra marramendëse.
Përveç terrenit ku rritet, vlerat ushqyese dhe vështirësia për ta gjetur ndikojnë në rritjen e drejtpërdrejtë të çmimit të tij.
Alma Çupi: Ne kemi tartufin e bardhë që është shumë i shtrenjtë, më i shtrenjti është tartufi i bardhë dhe ne e kemi për fat të mirë, quhet tartufi alba. Është shumë i shtrenjtë.
Katerina Trungu: Alba, gentiana janë emra vajzash.
Alma Çupi: Vajzat dhe gratë janë ato që i mbledhin. Një kokërr tartuf i bardhë shkon edhe 90 mijë Euro, është zhardhoku më i shtrenjtë, rrënja më e shtrenjtë në botë është tartufi. Është shumë i mirë edhe për organizmin, ne kemi pyje që bëhet tartufi. Derrat e egër e hanë shumë. Po të shkosh nëpër pyjet e Shqipërisë gjen gropa se ata janë armiqtë e tartufit.
Nuk është mirë të na i hanë derrat, më mirë t’i mbledhim vetë. Tartufi mblidhet me një racë qeni që është mësuar dhe e nuhat se ku është. Ka shumë mbledhës tartufi në Shqipëri, për fat të keq pjesa më e madhe ikën në Greqi e tartufit tonë, nuk është se e mbajmë këtu.