AA
Pas raportimeve për rënie të sistemit të Policisë në pikën kufitare të Bllacës me Kosovën, tashmë situata problematike është edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, përcjell INA.
Sipas informacioneve nga terreni, qytetarët që po kthehen nga pushimet kanë shkruar në adresë të INA po përballen me pritje të gjata dhe vonesa të theksuara, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur deri në 3 kilometra. Një qytetar u ankua se tashmë më shumë se dy orë po pret në kolonë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se bëhet fjalë për një defekt teknik që ka prekur të gjithë sistemin kufitar të policisë në territorin e Maqedonisë së Veriut, çka ka detyruar autoritetet të kalojnë në regjistrim manual të hyrje-daljeve.
Për shkak të kësaj ndërprerjeje teknike, hyrja në Maqedoninë e Veriut është pezulluar përkohësisht, duke krijuar pakënaqësi dhe ankesa të shumta nga udhëtarët, të cilët po detyrohen të presin më shumë se dy orë për të kaluar kufirin.(INA)
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e
Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje
Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në