AA
Lojtarët dhe tifozët e The Reds i bënë homazhe Dioga Jotës, në ndeshjen e parë të skuadrës, që kur sulmuesi portugez ndërroi jetë në një aksident me makinë me vëllain e tij në Spanjë.
Tifozët mbajtën banderola të Jotës në tribunat e stadiumit Deepdale gjatë ndeshjes miqësore para-sezonale kundër Prestonit.
Nuk mungoi një interpretim i himnit të klubit “You’ll Never Walk Alone”, i cili u interpretua nga Claudia Rose Maguire, gruaja e ish-lojtarit të Prestonit, Sean Maguire.
Kapiteni i Prestonit, Ben Whiteman, vendosi një kurorë para tifozëve vizitorë, pak para fillimit të sfidës.
Gjithashtu, vlen të theksohet se një imazh i Jotës dhe Silvës u shfaq në ekranin e madh të Deepdale në minutën e 20-të. Sa i takon ndeshjes, Liverpool fitoi 1-3.
Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të vazhdueshme të lindshmërisë, por të dhënat tregojnë edhe dallime të mëdha mes
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka bërë të ditur se në procedurë parlamentare do të jetë propozim-ligji që
Një polic është sulmuar fizikisht në fshatin Llojan të Likovës, pasi ka tentuar të parandalojë një rast të shitblerjes së