AA
Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga Ramiz Merko), Bujar Osmani do të kandidojë në Çair, ndërsa Arben Taravari, do të synojë Gostivarin, mëson Kurir.
Partia e Selës ka marrë gjithashtu Dibrën, ku do të garojë me kandidatin Tiron Jajaga, si dhe Haraçinën me Driton Nebiun.
BDI do të garojë në Likovë me Erkan Arifin, në Tetovë me Bajram Rexhepin, në Bogovinë me Besnik Emshiun, në Zhelinë me Emir Sulejmanin, në Bërvenicë me Arkin Jahiun, në Çashkë me Suat Shaqirin dhe në Pllasnicë me Alija Jaoskin.
Taravari dhe partia e tij kanë kandidatë për Vrapçishtin me Isen Shabanin dhe në Saraj me kandidatin Blerant Ramadani.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për
Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta dhe vranësira të lehta deri në mesatare do të jetë gjatë fundjavës
Deri më 1 korrik, vetëm 15 për qind e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut kanë përfituar regresin për pushim