AA
Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Elfete Ismaili, akuzoi qeverinë për paaftësi dhe mungesë të masave konkrete për përballimin e krizës ekonomike.
Sipas saj, shteti po funksionon pa strategji, ndërsa qytetarët çdo ditë përballen me rritje çmimesh dhe ulje të fuqisë blerëse.
“Qytetarët po e paguajnë çmimin e dështimit qeveritar. Kriza ekonomike nuk menaxhohet me propagandë, por me politika konkrete – të cilat mungojnë”, tha Ismaili.
Sipas të dhënave të saj, inflacioni zyrtar për muajin qershor është 4.5%, por në realitet situata është shumë më e rëndë. Ushqimet bazë janë shtrenjtuar me 6.3%, energjia me 2%, ndërsa edhe shërbimet shëndetësore dhe veshmbathja kanë pësuar rritje çmimesh.
“Këto nuk janë thjesht numra në letër. Janë goditje të përditshme ndaj jetesës së qytetarëve”, theksoi ajo.
Ismaili kritikoi planin e qeverisë për të shpenzuar 1.8 milionë euro për EXPO-n në Beograd në vitin 2027. Sipas saj, qytetarët përballen me krizë, ndërsa qeveritarët planifikojnë luks.
“Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie – arrogancë, luks dhe përçmim ndaj qytetarit të zakonshëm”, u shpreh ajo.
Masat e propozuara nga Aleanca për Shqiptarët sipas saj janë:
Ulja e TVSH-së për produktet bazë dhe shërbimet shëndetësore, Subvencione për shtresat më të goditura; Mbështetje për prodhuesit vendorë; Ndalim të spekulimeve dhe kontroll real të çmimeve.
Ismaili tha se kriza po largon të rinjtë nga vendi dhe po varfëron pensionistët. Ajo kërkoi llogaridhënie nga qeveria dhe tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do të qëndrojë në heshtje. “Koha për veprim është tani. Heshtja është bashkëfajësi. Ne do të ngremë zërin për dinjitetin e qytetarëve”, përfundoi ajo.(INA)
Fronti Evropian vazhdon të jetë në qëndrimin se nuk do ta mbështes ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuad. Deputeti
Maqedonia e Veriut renditet e para në Evropë për numrin e vdekjeve të parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit,
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se faza akute e epidemisë në Gostivar po stabilizohet gradualisht. Tani fokusi i autoriteteve