AA
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar zyrtarisht programin për “Tetova n’festë 2025”, një festival kulturor dhe sportiv që do të zgjasë nga data 16 korrik deri më 3 gusht dhe që pritet të kthehet në një ndër ngjarjet më të mëdha verore në qytet.
Pjesa më e spikatur e festës do të jetë pa dyshim koncertet madhështore në shesh, ku pritet të performojnë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Alban Skenderaj (31 korrik), MC Kresha & Lyrical Son (29 korrik), Elita 5 (30 korrik), NRG Band, DJ Shock, si dhe shumë artistë të tjerë të njohur.
Në prezantimin e programit, kryetari Kasami theksoi se Tetova këtë verë do të jetë epiqendra e kulturës dhe argëtimit në rajon, duke u bërë vendtakim për qytetarët dhe artdashësit nga mbarë vendi dhe diaspora.
Programi përfshin gjithashtu net të rinore, net të filmit në ambient të hapur (24-25 korrik), aktivitete sportive si turne futbolli, basketbolli dhe gara biçikletash, si dhe net folklorike me ansamble nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe komunitetet e ndryshme etnike që jetojnë në Tetovë.
Eventi do të kulmojë më 3 gusht me një panair të artizanatit dhe traditave lokale, që synon të promovojë trashëgiminë kulturore të vendit dhe rajonit.
Duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për trajnim në drejtimin e motoçikletës
Pesëdhjetë punonjës të Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë, të pakënaqur me faktin se nuk
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një arritje të rëndësishme në renditjen ARBU 2025/2026 (Academic Ranking of Balkan Universities), duke