AA
Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një 42-vjeçar nga Shkupi, i punësuar si polic i burgut, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të fusë drogë në burgun e Idrizovës, përcjell TV21.
“Më 15.07.2025, në Stacionin Policor Gazi Babë është raportuar nga Institucioni Korrektues – Burgu Idrizovë se gjatë një kontrolli ndaj H.A. (42) nga Shkupi, i punësuar si polic i burgut, janë gjetur dy pako dhe është dyshuar se i njëjti po përpiqej të fuste drogë. Zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të ndaluar me drogë pranë SPB Shkup dolën në vendngjarje dhe konstatuan se në pakot kishte substancë bimore dhe një lëndë të bardhë në formë pluhuri.
H.A. u arrestua dhe u mbajt në stacion policor, ndërsa në koordinim me prokurorin publik do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij”, thonë nga MPB.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të
I pyetur se kur do ta rikthejnë emrin e vjetër kushtetues të vendit nga anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, siç
Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e