AA
Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Vashat angleze triumfuan me penallti me rezultat 3:2 ndaj Suedisë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Zurich.
Ndeshja në kohën e rregull përfundoi pa fitues (2:2).
Edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta mbetet i njëjti rezultat.
Futbollistija Asllani është paraqitur 77 minuta për Suedinë.
Asllani shënoi në minutën e 2-të për Suedinë, për të dyfishuar epërsinë Blackstenius në atë të 28-tën.
Anglezet këndellen në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin në finish të kohës së rregullt të ndeshjes.
Bronze në minutën e 79-të dhe Agyemang në atë të 81-tën, realizuan për rezultatin 2:2.
ashat angleze dolën më të suksesshme pas kryerjes së penalltive, duke triumfuar me rezultat 3:2.
Për Suedinë shënuan Zigiotti Olme, Bjorn; dështuan Angeldal, Eriksson, Falk, Jakobsson , Holmberg dhe për Anglinë shënuan Angeldal, Kelly, Bronze; dështuan James, Mead, Greenwood, Clinton.
Dezinsektim ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet më 7 maj – e
Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dh vranësira. Në vend do të fryjë një e