AA
I shoh këta të Partisë Nongrata që përpiqen “ta mbulojnë diellin me shoshë” në lidhje me temën e Medresesë, në përpjekje për ta relativizuar suksesin.
Prandaj më duhet të shpjegoj se dallimi mes asaj që e kanë bërë ata dhe kësaj që e kemi bërë ne është i pakrahasueshëm
Janë dy gjëra që duhet të evidentohen:
1. Ata nuk kanë bërë KURRË ligj të veçantë për shkollat e mesme fetare (edhe pse disa herë kanë pasur ministra Arsimi, shumica parlamentare është varur shpesh vetëm prej tyre dhe, madje, e kanë pasur të a.q. kryeministër).
2. Ata e kishin devijuar Medresenë, duke e akredituar si gjimnaz i përgjithshëm, pra duke ia hequr lëndët fetare, ashtu që ajo ishte bërë as mish as peshk – formalisht gjimnaz, realisht medrese. Kjo i kishte krijuar probleme me Inspektoratin e Arsimit, që nuk mund të lejonte mësim fetar në gjimnaz të përgjithshëm. (Me një fjalë, kishin mashtruar vetëm për qëllime elektorale, asgjë më shumë.)
Në fund, Gjykata Kushtetuese, e votuar po ashtu prej tyre, e anuloi edhe atë akreditim dhe e la Medresenë pa asnjë mbulesë ligjore.
Sidoqoftë, tash do të ketë ligj të veçantë për shkollat e mesme fetare, që – pos tjerash – është konsultuar edhe me ekspertë të kushtetutës, që të mos mund askush më ta vë në pikëpyetje funksionimin e saj.
Prandaj, më duhet t’u them më mirë të mos flasin për këtë temë, se veç që koriten më shumë.
22 vjet në pushtet me disa ministra Arsimi nuk kanë arritur ta bëjmë këtë që VLEN-i e bëri për 1 vit vetëm me dashuri për arsimin.
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet,