AA
Kryeparlamentari, Afrim Gashi mbrëmë vonë është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup për shkak të problemeve me zorrë. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Klinikës, profesor Dr. Ognen Kostovski.
Sipas tij, komplikimet kanë të bëjnë me ngatërrim gë zorrëve dhe se ka gjasa të mos ketë ndërhyrje kirurgjikale.
“Është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e ndjekim gjendjen dhe deri tani nuk kemi marrë vendim për operacion. Bëhet fjalë për ngatërrim të zorrëve, por duket si diçka që mund të zgjidhet me trajtim konservativ,” deklaroi për “Sloboden Peçat” profesor Dr. Kostovski.
Gashi është pranuar në Klinikën për Kirurgji Digjestive mbrëmë, pasi ka ndjerë dhimbje në stomak. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Gashi deri në mbrëmje qëndroi në Tetovë, ku u shoqëruar vazhdimisht nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. Ata fillimisht patën konferencë të përbashkët për shtyp, pastaj takim me mërgimtarët, ndërsa në mbrëmje morën pjesë në Natën e Ansambleve në Tetovë.(INA)
Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës
Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 18.000 denarësh