AA
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Visar Peja, ka ndarë një reflektim interesant mbi atmosferën që po mbizotëron në dasmat shqiptare kohëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka vënë në dukje një dukuri që sipas tij është bërë shumë e zakonshme.
“Shumica e mysafirëve në dasmë po vijnë me atë qëllimin që kur vjen vakti me shku në shtëpi,” shkruan Peja. Ai shton se bashkë me kolegët muzikantë e vërejnë shpesh këtë mungesë disponimi tek të ftuarit, të cilët duken sikur nuk po e shijojnë më atmosferën festive si dikur.
“Sikur njerëzit po vijnë me zor në dasmë. Ndoshta jo 100%, por 80% e mysafirëve duken sikur janë ngop me dasma,” shprehet ai.
Sipas këngëtarit, një nga momentet që paralajmëron mbylljen e mbrëmjes është servirja e tortës: “Momentin që vjen torta, restoranti fillon të zbrazet.”
Në fund, ai sugjeron me humor se ndoshta torta do të duhej të sillet më vonë, në mënyrë që të zgjasë edhe më shumë atmosfera festive.
Ky reagim i Visar Pejës ka ngjallur diskutime në rrjet, ku shumë ndjekës shprehen se ndajnë të njëjtin mendim – dasmat sot nuk kanë më emocionin dhe entuziazmin që kishin dikur. (INA)
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1BuvJY7tSd/?mibextid=wwXIfr
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te