AA
Izet Mexhiti nga VLEN theksoi se kreu i ASH-së, Arben Taravari doli nga koalicioni VLEN me arsyetimin se kërkonte lista të veçanta për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale, ndërkaq tani po shkon në zgjedhje me lista të përbashkëta me BDI-në.
“Po ashtu dua ta ngre çështjen se z.Taravari u tërhoq me pretekstin se do të dalë me lista të veçanta dhe se ky ishte problemi në kuadër të VLEN-it, dhe sot e dëgjoj që del me lista të përbashkëta të BDI-së. Pra nuk e ka pasur hallin e listave, por nuk ka ditur si të shkojë në prehrin e z.Ahmeti”, theksoi Mexhiti.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish transparencë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me zhvillimet në Operatorin e Sistemit Elektroenergjetik
VLEN ka reaguar ndaj qëndrimeve të Bujar Osmanit lidhur me zhvillimet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nis gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për rastin e