AA
Dukuri e izoluar e motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi do të ketë pasditen e sotme, gjatë natës dhe nesër paradite, kumton DPHM.
Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të enjten dhe veçanërisht atë ditë, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër.
Reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe kushte për bubullima do të ketë edhe në Shkup gjatë natës dhe nesër gjatë paradites.
“Mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima do ketë edhe të enjten, ndërsa në disa pjesë të luginës kushte për stuhi afatshkurtër”, njofton DPHM.
DPHM thekson në kujdesin më të madh gjatë bubullimave dhe të mos qëndrohet në zona të hapura.
Çmimet e derivateve të naftës në vend do të rriten nga sonte në mesnatë. Vendimin e ka marrë sot Komisioni
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi
Seanca kryesore për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku janë të akuzuar tetë persona, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, është shtyrë