AA
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha e përçarjes dhe ofendimit nuk përfaqëson kurrë linjën e partisë së tij.
“Ofendimi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë kurrë gjuha jonë politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje për interesa personale apo për pushtet të përkohshëm – kjo nuk është rruga jonë,” thekson Ramadani, duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit mes shqiptarëve për të mirën e përbashkët.
Ai gjithashtu vlerëson vendimin e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, për të bashkuar faktorin politik shqiptar: “Vendimi i z. Arben Taravari për të faktorizuar shqiptarët do të mbetet një moment historik – nesër do të nderojë edhe ata që sot e kritikojnë.”
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka reaguar pas publikimit të lajmeve për ndryshimin e qëndrimeve të tij lidhur me zgjidhjen
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor