AA
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministri Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në këtë gjeneratë diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci.
Ai falënderoi homologun e tij, Vengu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.
KUMANOVË – Talenti, përkushtimi dhe dashuria për sportin po e bëjnë Uran Asllanin një nga të rinjtë premtues të KA
Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësis Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, dua të ritheksoj se drejtësia është themeli i
Shpella nënujore Vrelo në kanionin e Matkës ka hyrë në histori, pasi një ekip ndërkombëtar zhytësish arriti të eksplorojë deri