
VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut
BDI prej vitesh është partneri politik më i rëndësishëm i strukturave që promovojnë konceptin e “botës serbe” në Maqedoni. Roli i tyre nuk është i rastësishëm, por i qëllimshëm, sistematik dhe i dëmshëm për interesat shtetërore.
Hyrja e M-TEL-it në tregun vendas, në kohën kur të gjitha ministritë kyçe të sektorit ekonomik dhe financiar ishin në duart e BDI-së. Pa pëlqimin e tyre politik, kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit nuk do të merrte licencë dhe qasje në infrastrukturën strategjike të komunikimeve.
Përpjekja për futjen e nëntokës serbe dhe malazeze në biznesin e kazinove online, nën patronazhin dhe mbështetjen e plotë të ministrave të BDI-së në qeverinë e kaluar. Po të mos ndodhte ndryshimi i pushtetit, ky investim i kapitalit serb do të ishte tashmë realitet.
Kontaktet e vazhdueshme të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit me regjimin e Aleksandar Vuçiçit, me të personalisht dhe me ministrat e tij, që kanë përfunduar në marrëveshje politike e ekonomike në favor të Beogradit dhe në dëm të interesave kombëtare të maqedonasve dhe shqiptarëve.
Roli i drejtpërdrejtë i Bujar Osmanit si Kryesues i OSBE-së në marrjen e qëndrimeve që i shërbenin Serbisë, ndërsa ushtronte presion ndaj Kosovës. Në vend që të mbronte të drejtën e Prishtinës, Osmani e përdorte pozitën e tij për të përkrahur diplomacinë serbe në forumet ndërkombëtare.
Zhvendosja e prioriteteve infrastrukturore duke lënë pas dore Korridorin 8, ku përveç fotografive nuk pati asnjë metër të ri rruge, në favor të Korridorit 10, pjesë e strategjisë për lidhje ekonomike e transporti me Beogradin.
Sot, BDI përpiqet të sulmojë dhe ta paraqesë VLEN si vazhdimësi të “botës serbe”, por faktet tregojnë të kundërtën: ata vetë janë zbatuesit kryesorë të planit për thellimin e ndikimit politik, ekonomik dhe diplomatik serb në Maqedoni.
BDI dëshiron që të harrohen të gjitha takimet e ngrohta dhe buzëqeshjet që Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani kanë shkëmbyer personalisht me Aleksandar Vuçiçin.
VLEN mbetet fuqishëm në anën e orientimit euroatlantik të shtetit dhe nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet pjesë e agjendave që e largojnë nga BE dhe NATO.
BDI është në panik dhe ka nisur të publikojë vetë dështimet e veta. Me deklaratën e fundit për përjashtimin e shqiptarëve nga struktura e Komitetit Olimpik, pa dashje, BDI pranon se gjatë 20 viteve që ishte në pushtet, nuk bëri asgjë për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë segment të shoqërisë.
Pyetja është e thjeshtë: Çfarë bëtë gjatë 20 viteve?
Në vend që të punonit për integrim, përfaqësim të drejtë dhe mundësi për të gjithë, për 20 vjet u morët me biznes personal dhe pasurim. Tani, me këto deklarata, po tregoni se gjatë gjithë këtyre viteve nuk keni bërë asgjë.
VLЕN për dallim nga ju, siguroi fonde për komuna ku jetojnë shqiptarët, filloi ndërtimin e projekteve më të mëdha ndërtimore në Maqedoninë Perëndinore, siguron financime për arsim cilësor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe po sjell një ligj për përfaqësim të drejtë dhe shumë projekte tjera.
Ne i bëjmë apel BDI-së që të vazhdojë të pranojë mangësitë e veta në mënyrë që qytetarët edhe më tepër të kuptojnë se koha e partisë që e keqpërdori pushtetin për interesa personale ka përfunduar.