Zbrapset ZNAM-i: Fillkov, nuk ka kërkuar largimin e mekanizmit të Badenterit
Partia ZNAM sot sqaroi se ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, nuk ka kërkuar largimin e mekanizmit të Badenterit, duke theksuar se deklarata e tij në një intervistë është keqkuptuar.
“Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e Badenterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria”, deklaroi Nikolla Memov nga ZNAM.
Ndërkohë, paralajmërimet se Badenteri mund të rishqyrtohet kanë nxitur reagime nga opozita shqiptare. Nga BDI u theksua se largimi i këtij mekanizmi do të cënonte Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa partia akuzoi edhe koalicionin VLEN për “mos reagim të duhur” ndaj kësaj çështjeje. Flaka Media






