Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?
Kosovë

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?

November 25, 2026

AA

Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e pesë ambasadorëve politik. Emrat e propozuar për ambasador në Belgjikë, Kroaci, Kanada, Japoni dhe Senegal janë njerëz të VV-së dhe të afërt me partin e kryeministrit Albin Kurti.

Zyrtarët e propozua për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës në këto vende janë emra që për vite të tëra i kanë shërbyer partisë në pushtet në mënyra të ndryshme.

Gazeta Nacionale ka raportuar se këto propozime janë nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, më 29 tetor të këtij viti.

Kandidaturat e tyre janë propozuar për shqyrtim nga Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme.

Gazeta ka mësuar se propozimet e tyre janë miratuar nga deputetët në këtë komision dhe janë dërguar në Presidencë për dekretim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

Fatmire Curri – Belgjikë

Fatmir Curri pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, në vend të Agron Bajramit, i cili deri më tani ka drejtuar misionin diplomatik të Kosovës në këtë shtet.

Nacionale ka publikuar dokumentin për propozimin e Currit nga kryediplomati Glauk Konjufca.

Curri është emër i njohur në institucionet e Kosovës, pasi që nga viti 2022 deri në vitin 2025 ka shërbyer si këshilltar i jashtëm për çështje të Bashkimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Sipas arsyetimit të përfshirë në propozimin për emërim, të cilin e ka parë Nacionale, Curri ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e integrimit evropian, marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, negociatave shumëpalëshe dhe politikave publike.

Gazmend Gjyshinca – Japoni
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, është propozuar për ambasador të Kosovës në Japoni.

Nacionale dje ka raportuar se Gjyshinca është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Japoni, ku përfaqësimin diplomatik e ka ushtruar Sabri Kiçmari.

Ai ka qenë deputet i Vetëvendosjes në legjislaturat VII dhe VIII.

Gjyshinca ka qenë edhe aktivist i zellshëm i partisë së Kurtit për vite të tera.

Hasnije Ilazi – Kroaci
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për shumë afera korruptive, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës ka propozuar një emër tjetër për shef të misionit diplomatik të Kosovës në kryeqytetin kroat.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar Hasnija Ilazin për ambasadore të Kosovës në Zagreb të Kroacisë.

Gazeta Nacionale ka siguruar shkresën e Konjufcës drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës ai kërkon shqyrtimin e propozimit për emërimin e Ilazit në këtë pozitë diplomatike.

Ilazi, e cila vjen nga fusha akademike, është përfolur edhe për afërsinë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkrahjen ndaj kësaj partie.

Kjo aferës i ishte shpërblyer asaj me marrjen e pushtetit nga VV-ja në vitin 2021.

Me ardhjen e VV-së në pushtet, Hasnije Ilazi ishte zgjedhur anëtare Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Gjatë një seance të Kuvendit, në qershor të vitit 2021, me votat e deputetëve të VV-së ajo kishte marrë këtë mandat 5-vjeçar.

Më pas, ajo kishte marrë edhe kreun e këtij institucioni.

Bordi i KShC-së, në mbledhjen konstituive të mbajtur më 28 qershor, kishte zgjedhur Hasnije Ilazi kryetare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në këtë mbledhje, e cila ishte kryesuar nga ish-Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Ilazi me 5 vota për ishte zgjedhure e këtij institucioni.

Getoar Mjeku – Kanada
Qeveria Kurti e ka shpërblyer edhe ish-kandidatin për deputet të VV-së, Getoar Mjeku.

Gazeta Nacionale ka mësuar se zëvendësministri i parë i Ekonomisë është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Kanada.

Mjeku është aktivist i njohur i partisë së Albin Kurtit.

Ai ka qenë edhe kandidat për deputet i VV-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Meqenëse nuk kishte arritur të marr besimin e qytetarëve për deputet, ai ishte emëruar fillimisht si zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Kurse, në shtator të vitit 2022 ai është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Të njëjtin post, ai e ka marrë edhe në Qeverinë Kurti 4, ku në shtator të këtij viti është emëruar serish si zëvendësministër i parë i Ekonomisë.

Bardhyl Dobra – Senegal
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Senegal.

Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se propozimi për Dobrën tashmë ka kaluar procedurat e shqyrtimit në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.

Më 29 tetor, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ia ka përcjellë komisionit emrin e Dobrës për shqyrtim.

Sipas burimeve të Nacionales, komisioni e ka miratuar propozimin dhe kandidatura është dërguar te presidentja e Kosovës për dekretim.

Dobra kishte marrë postin e zëvendësministrit më 16 prill 2021, në fillim të mandatit të parë të Qeverisë Kurti II.

Në njoftimin e atëhershëm, Ministria e Punëve të Brendshme kishte publikuar edhe biografinë e tij akademike dhe profesionale.

Sipas njoftimit të ministrisë, Dobra kishte përfunduar studimet bachelor dhe master në ekonomi në Francë, si dhe një master tjetër në shkenca politike.

Previous post
Të fundit
Kosovë

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e

November 25, 2026
Kosovë

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend

November 25, 2026
Maqedoni

VMRO-DPMNE: 663 milionë euro për investime kapitale në vitin 2027

November 25, 2026
Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati se në

November 25, 2026
Maqedoni

„Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5252
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15640
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në

Rënia e temperaturave ka rikthyer ndotjen e ajrit në Prishtinë. Sipas të dhënave të fundit të platformës “IQAir”, Kosova renditet

Maqedoni

VMRO-DPMNE: 663 milionë euro për investime kapitale në

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha. “Për investime kapitale janë planifikuar

Maqedoni

Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati

Ndërtimi i mbikalimit rrugor në Momin Potok është drejt përfundimit, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.