Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 I akuzuari për sulm ndaj Arsovskës deklarohet në Gjykatë: Ajo më sulmoi fizikisht, jam viktimë
Maqedoni

I akuzuari për sulm ndaj Arsovskës deklarohet në Gjykatë: Ajo më sulmoi fizikisht, jam viktimë

August 29, 2025

AA

Sulejman Lamallari, i akuzuar për dhunë fizike dhe verbale ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot para gjykatës deklaroi se në të vërtetë ai nuk është sulmues, por viktimë në të gjithë ngjarjen, shkruan Alsat.

Para gjykatës, Lamallari pretendoi se ishte sulmuar ndërsa Arsovska ndodhej në terren me zyrtarë në Çair pas një kallëzimi për ndërtim të paligjshëm.

“Atë ditë unë nuk sulmova askënd, unë u sulmova nga kryetarja. Ajo u afrua me telefon, unë vetëm i bëra me dorë, doja t’ia largoja telefonin për të mos regjistruar pa leje. E dëmtuara më goditi me këmbë, më shtyu me këmbë mbi gjurin, në këmbën e majtë”, thotë i akuzuari Sulejman Lamallari.

Pas kësaj dëshmie të Lamallarit, seanca e sotme vazhdoi me dëshmitë e mbrojtjes dhe asnjë nga ta nuk u përgjigj pozitivisht pyetjes së prokurorit publik nëse kishte parë që Lamallari e sulmonte fizikisht Arsovskën. Megjithatë, Lamallari tha se kishte përdorur fjalë fyese ndaj saj, por shtoi se e kishte bërë këtë pasi ajo e kishte ofenduar dhe kërcënuar e para. Pas seancës së sotme, Arsovska nuk dha deklarata për mediat, por u prononcua në rrjetet sociale.

“Nëse nuk është e tmerrshme që rrahën gra, në vend që meshkujt të ndërhyjnë, të pranojnë, të pendohen dhe të kërkojnë falje, tani ata mbrohen duke thënë se kanë marrë shkelm nga një grua”, tha Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.

Ngjarja ndodhi më 11 korrik, kur Arsovska, e shoqëruar nga inspektorë të Qytetit të Shkupit, po kryente inspektim të një objekti të paligjshëm në rrugën „Sevastopolska“ në Çair, ku ndodhi një debat verbal me Sulejman Lamallarin, dhe sipas pretendimeve të Arsovskës, ai e sulmoi fizikisht./ Alsat.mk

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.