AA
Një terapi antivirale universale kundër çdo lloj virusi, në të tashmen dhe të ardhmen. Kjo që për imunologët ka qenë gjithnjë një ëndërr, mund të bëhet realitet shumë shpejt, falë një kërkimi shkencor të Universitetit të Columbia në bashkëpunim me atë të Sinai, studim që është publikuar në revistën Science Translational Medicine.
Gjatë eksperimenteve të realizuara në laborator me kafshët, nisur nga një mutacion gjenetik i rrallë që ka imunitet total ndaj çdo virusi dhe që e kanë vetëm rreth 10 persona në botë, studiuesit kanë krijuar një terapi premtuese që garanton disa ditë mbrojtje të plotë antivirale.
Kjo terapi, në hapin e radhës do të testohet mbi njerëzit dhe nëse do të jetë efikase, mund të jetë një armë e fortë kundër pandemisë së mundshme të ardhshme për të mbrojtur së pari personat që janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive si mjekë, infermierë, familjarë apo të prekur.
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen sot
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja