AA
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka organizuar një pritje solemne në Kuvend me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ku ka përcjellë mesazhin e unitetit dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen e vendit.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Kuvend të organizoj një pritje për nder të 8 Shtatorit – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve ua urova 34 vjetorin e shtetit tonë të pavarur,” shkruan Gashi.
Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari theksoi se “pavarësia nuk është dhuratë, por një amanet nga e kaluara, detyrim për të tashmen dhe udhërrëfyes për të ardhmen, që kjo tokë të jetë atdheu i të gjithë njerëzve të saj pa ndarje, pa përjashtime”.
Ai shtoi se 34-vjetori e gjen vendin në paqe, si “aleat i besueshëm i NATO-s dhe një vend kandidat i denjë për t’u bërë anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Europian”.
“Megjithatë, është përgjegjësi e të gjithë neve që vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët,” nënvizoi Gashi, duke përcjellë mesazhin për unitet dhe bashkëjetesë.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit