
Tërmet i lehtë trondit Strumicën dhe rrethinën
Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar gjatë natës, në orën 02:13, një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, rreth 116 km në juglindje të Shkupit.
Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti ka pasur magnitudë lokale 2.2 sipas shkallës Richter dhe është ndier në Strumicë dhe zonat përreth me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Ky lloj tërmeti konsiderohet i lehtë dhe zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por ndjehet nga banorët, sidomos në orët e natës kur aktiviteti ditor është minimal. Autoritetet nuk kanë raportuar për dëme apo persona të lënduar.
Flaka