AA
Futbollistët e Maqedonisë e mbajtën premtimin dhe me lojë të shkëlqyer e gëzuan jo vetëm veten, por edhe gjithë tifozët, njofton TV21.
Maqedonia shënoi një tjetër fitore të madhe – këtë herë me rezultat të pastër 5:0 kundër Lihtenshtajnit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta, vetëm Elmas arriti të realizojë në minutën e 15-të duke i dhënë epërsi 1:0 Maqedonisë.
Shpërthimi i vërtetë erdhi në pjesën e dytë, kur futbollistët shënuan edhe katër gola të tjerë: Bardhi (52’), Çurlinov (56’), Qamili (82’) dhe Stankovski (90’).
Me këtë triumf, Maqedonia u rikthye në krye të tabelës, duke lënë pas Uellsin dhe Belgjikën, e cila sonte luan ndaj Kazakistanit që gjendet në vendin e katërt.
Sfida e radhës për kuqeverdhët vjen në tetor: më 10 tetor në udhëtim ndaj Belgjikës, ndërsa më 13 tetor në Shkup përballja me Kazakistanin.
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri
MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 29.06.2026
Zjarri në Veles sot përfshiu shtëpi dhe vikend shtëpi. “Me reagimin në kohë dhe të shpejtë të zjarrfikësve, përhapja e