
Arrijnë fluturaket pa pilot nga SHBA për Ushtrinë e Kosovës
September 8, 2025
AA
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky prokurim është realizuar përmes programit Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për sistemin është kryer në vitin 2021.
“Fluturaket Puma janë një kapacitet i domosdoshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me SHBA-në në mbrojtje po thellohet dhe zgjerohet, duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë dhe në forcimin e interesave të përbashkëta”, u shpreh Maqedonci. (INA)