AA
Në rajonin e Qytetit të Shkupit ka filluar dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, i cili do të realizohet më 12 dhe 13 shtator, në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, pas dezinfektimit ajror, do të vijojë edhe dezinfektimi tokësor, i cili do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 shtator, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit. Ky aksion do të përfshijë trajtimin e formave të rritura të mushkonjave, por edhe larvat e tyre.
Nga Komuna kanë bërë me dije se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit në datat e planifikuara, ai do të kryhet ditën pasuese kur moti të jetë i përshtatshëm, në të njëjtën periudhë kohore.
Gjithashtu, është bërë apel deri te bletarët që të ndërmarrin masa mbrojtëse për bletët gjatë kohës së dezinfektimit.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën e javës së ardhshme do të mbahet seancë e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së,
Ministri i Jashtëm i RMV-s, Timço Mucunski thotë se deklarata nuk përmban një mohim të qartë se dokumenti është rrjedhur