Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mexhiti për arsimin parashkollor në Çair: Trefishojmë kapacitetet për fëmijët parashkollorë
Maqedoni

Mexhiti për arsimin parashkollor në Çair: Trefishojmë kapacitetet për fëmijët parashkollorë

September 12, 2025

AA

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një prezantimi publik sot në Çair, para qytetarëve dhe mediave, ka promovuar konceptin e ri për zhvillimin e sistemit parashkollor në komunë, duke theksuar se kapacitetet pritëse do të trefishohen në mandatin e ardhshëm përmes investimeve konkrete në infrastrukturë moderne dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët.

“Çairi ka qenë gjithmonë simbol i rinisë, jetës dhe fillimeve të reja. Edhe sot, Çairi mburret me shkallën më të lartë të natalitetit në vend. Kjo është forca jonë, krenaria jonë, por mbi të gjitha, përgjegjësia jonë më e madhe”, u shpreh Mexhiti. Ai theksoi se forca e një shoqërie nuk matet vetëm me numra, por me vlerat, dijen dhe urtësinë që transmetohet tek brezat e rinj, dhe për këtë arsye ka vendosur një prioritet të qartë: krijimin e një sistemi të arsimit dhe përkujdesjes që nis që në moshën më të hershme.

“Investimet e planifikuara janë Çerdhja Bambi, tashmë funksionale, me kapacitet prej 360 fëmijësh, aktualisht më e madhja në vend, çerdhja e re që do të ndërtohet nga e para në Fushë Tophanë “Borëbardha” që do të ketë kapacitet prej 300 fëmijësh dhe Çerdhja e re që gjithashtu ndërtohet nga e para ketu ‘Vesëza’ gjithashtu me kapacitet prej 300 fëmijësh” tha Mexhiti.

Vetëm këto tre çerdhe të reja do të presin 1000 parashkollorë nga 1100 gjithsej që ka Çairi për momentin, në shtatë çerdhet ekzistuese në Çair. “Kështu, po zgjidhim përfundimisht problemin e mungesës së vendeve në çerdhe. Çdo fëmijë në Çair do të ketë vendin e tij. Askush nuk do të mbetet jashtë”, deklaroi Mexhiti. Koncepti për arsimin parashkollor në mandatin e ri të Mexhitit mbështetet në tri shtylla themelore:

– Infrastrukturë moderne – me ambiente të sigurta, të përshtatshme dhe stimuluese;

– Barazi dhe përfshirje – me klasë të dedikuara edhe për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta

– Staf i motivuar dhe profesionist – edukatorë që punojnë me përkushtim dhe dashuri për çdo fëmijë.

Në fund të fjalës së tij, Mexhiti e cilësoi këtë si një investim afatgjatë në kapitalin njerëzor dhe një hap konkret për një të ardhme më të mirë për familjet në Çair.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria për shtatë

November 24, 2026
Kosovë

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin

November 24, 2026
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5250
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15636
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shaqiri kërkon mbi 4.9 milionë euro nga Qeveria

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, gjatë seancës së komisionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka

Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.