AA
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mandatoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për formimin e qeverisë së re.
Presidenti Begaj dorëzoi dekretin e mandatimit tek Rama mesditën e sotme në Presidencë, shkruan ATSH.
Në dekretin e Presidentit, thuhet se Edi Rama emërohet Kryeministër i Shqipërisë.
Në dekret gjithashtu thuhet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Sipas procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka dërguar emrin e kryeministrit në Presidencë. Më pas, është kryeministri që paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë.
Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti nxjerr dekretet individuale për secilin nga ministrat. Më pas, pas seancës së votëbesimit në Parlament, zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.
Mëngjesin e sotëm në Kuvend u mbajt seanca e parë e kësaj legjislature ku u miratua Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.
Pas ngritjes së komisionit, drejtuesi i seancës Vasil Llajo bëri me dije se do të verifikohen mandatet dhe seanca e ardhshme do të zhvillohet sot në orën 17:00.
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup njofton se pas analizave të rregullta javor për ujin e pijshëm, ai është i