AA
Presidenca Daneze njoftoi se në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Aleanca për Shqiptarët mirëpret këtë lajm dhe uron Shqipërinë për intensifikimin e jashtëzakonshëm të procesit të anëtarësimit në BE.
“Ndërkohë, shprehim shqetësim të thellë për ngecjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët, e vetëdijshme plotësisht për rrugën e paalternativë të vendit tonë drejt BE-së, në mënyrë demonstrative braktisi këtë qeveri që po ndjek politika të kundërta me BE-në dhe SHBA-të. Për gjashtë muajt e parë të qeverisjes nuk u arrit plotësimi i kushtit themelor – heqja e barrierës për anëtarësim në BE. Ndryshimet kushtetuese të kërkuara nuk u realizuan, ndërsa politikat e qeverisë i hapën dyert depërtimit të “Botës Serbe” në çdo pore të shtetit dhe shoqërisë.
VMRO-DPMNE dhe vasalët e tyre, që për shqiptarët nuk vlejnë më asgjë, kanë ndryshuar kahje duke u orientuar drejt Beogradit, Budapestit dhe Moskës. Sot jemi dëshmitarë se Serbia është ulur këmbëkryq në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vasalët e VLEN-it vazhdojnë ta amnistojnë Mickoskin duke gjuajtur shigjeta nga opozita shqiptare.
19 tetori do të jetë referendum dhe demaskim i plotë i hyzmeqarëve të VMRO-DPMNE-së dhe kupolës së tyre – “Botës Serbe”.
Shqiptarët, që në çdo sondazh dalin 99% pro-evropianë dhe pro-amerikanë, nuk do të lejojnë që VLEN-i t’i fusë në kthetrat e ndikimit rus përmes Serbisë”, thekson ASH.(INA)
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”. Sipas
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, si pasojë e të cilit janë lënduar
Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një